Lamtumira e Buffonit, Juventus transferon portierin e rivalit nga Serie A

10:16 / E mërkure, 16 Maj 2018

Mattia Perin ka pranuar ofertën e “Bianconerëve” për transferim në Torino.

 Juventus ka arritur marrëveshje me Genoan për transferimin e portierit Mattia Perin.

“Gazzetta dello Sport” raporton se Perin ka pranuar ofertën e “Bianconerëve” për transferim në Torino.

Ai do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me Juventusin me vlerë prej 2.5 milionë euro në sezon, përcjell “lajmi.net”.

Genoa do ta shesë Perinin në Juventus për 20-25 milionë euro.

Ai do të kalojë në Juventus pas vendimit të Gianluigi Buffonit – që pritet të zyrtarizohet nesër – për pensionim nga futbolli.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400