Lamtumirë Barcelonë! (Foto)

15:45 / E mërkure, 11 Janar 2017

 

Aleix Vidal pritet të largohet nga Barcelona gjatë këtij muaji.

Mbrojtësi i djathtë i Barcelonës, Aleix Vidal, pritet të bëhet me skuadër të re gjatë këtij muaji.

Ai do të largohet nga Barcelona, në formë huazimi deri në fund të sezonit, pasi nuk bën pjesë në planet e Luis Enriques.

Sipas të përditshmes sportive katallane, Sport, Vidal pritet të transferohet te Sevilla, e cila ka nevojë për një mbrojtës të djathtë.

Vidal e njeh shumë mirë mentalitetin e skuadrës së Jorge Sampaoli pasi ishte pjesë e saj në sezonin 2014/2015, para se të kalojë te Barcelona.

Vidal ka oferta edhe nga klube të ndryshme evropiane, por nuk dëshiron të largohet nga La Liga.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: i[email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400