Legjenda e Anglisë mesazh Southgate: Mos e thirr Joe Hartin, ai është “amator”

10:24 / E martë, 17 Prill 2018


Ish-sulmuesi i Chelseat dhe Kombëtares së Anglisë thotë se portieri i West Hamit, po bën shumë gabime dhe duhet pasur kujdes me të.

“Portieri i Anglisë, Joe Hart nuk e meriton një vend në Kupën e Botës”, thotë Chris Sutton.

Portieri i “The Hammers” bëri një gabim në barazimin 1 me 1 ndaj Stoke Cityt, në golin e shënuar nga Peter Crouch.

Pas ndeshjes, Sutton tha se Hart nuk duhet të jetë në skuadrën e Gareth Sothgate për Kampionatin Botëror që mbahet në Rusi.

“Ju nuk duhet ta merrni dikë pse është i mirë në dhomat e veshjes. Nëse Anglia merr dy lëndime të portierëve, i treti duhet të jetë shumë i fortë. Ka tre portieri më të mirë se Hart”, ka thënë Sutton.

30-vjeçari është i huazuar te West Hami nga Manchester City. Ai ka bërë afro 80 paraqitje me “Tre Luanët”.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400