Legjenda e Manchester Unitedit e kritikon Mourinhon

16:12 / E mërkure, 08 Gusht 2018

Ish-mbrojtësi i Manchester Unitedit, Rio Ferdinand, mendon se trajneri i klubit, Jose Mourinho, është duke ia ulur vetëbesimin lojtarëve të tij. Ai ka thënë se frikësohet që kritikat e trajnerit do t’i ndikojnë negativisht lojtarët e klubit anglez.

Gjatë turneut parasezonal, Jose Mourinho është ankuar për lojtarët e tij vazhdimisht, duke thënë se ata nuk janë mjaftueshëm të mirë, si dhe është ankuar për drejtorin ekzekutiv të klubit, Ed Woodwardin, duke thënë se ai nuk i ka bërë transferimet që Mourinho i ka kërkuar, transmeton Gazeta Express.

“Perceptimi i publikut për momentin është se brenda klubit ka një gjendje mendore negative. Ka shumë negativitet i cili po del nga klubi tani”, ka thënë Ferdinand, i cili ka luajtur për Manchester Unitedin nga viti 2002 deri në vitin 2015, duke i fituar 6 tituj të Premierligës dhe Ligën e Kampionëve.

“Kur je pjesë e skuadrës dhe dëgjon vetëm negativitet dhe asgjë pozitive, nuk të vjen mirë. Mendoj se duhet pak pozitivitet në skuadër. A po e bën ai këtë para dyerve të mbyllura? Nuk e di. Por, ne mund të shohim një gjendje negative brenda në klub dhe kjo nuk është gjë e mirë”.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400