Leverkusen-Bayern, në Gjermani luhet për finalen e kupës

11:00 / E martë, 17 Prill 2018


Bayer Leverkusen, pas fitores 4-1 të marrë në kampionat ndaj Frankfurtit, do të kthehet në fushë të martën në mbrëmje për të pritur Bayern Munich në “Bay Arena”. Kjo ndeshje do të jetë e vlefshme për gjysmëfinalet e Kupës së Gjermanisë. Vendasit do të kërkojnë të sigurojnë një finale që i mungon Bayer-it që nga 2009-a.

Gjithsesi nuk do të jetë e lehtë për lojtarët e Heiko Herrlich, duke parë se përballë tyre do të jetë një Bayern që sapo ka fituar titullin e gjashtë radhazi në Bundesliga dhe është në kërkim të “Triplete”-s së radhës. Lajmi i mirë për Herrlich është se do të ketë në dispozicion sulmuesin Lucas Alario, i cili vazhdon të jetë i skualifikuar në kampionat.

Argjentinasi pritet të aktivizohet në krah të Kevin Volland, me këtë të fundit që realizoi tre gola në 20 minuta, në javën e fundit të kampionatit. Jupp Heynckes, nga ana tjetër, pritet të hedhë në fushën e lojës të gjithë titullarët e tij për këtë gjysmëfinale, veçanërisht pas ndryshimeve të shumta që ka bërë në ndeshjen e kampionatit të fituar 5-1 kundër Borussia Monchengladbach.

Sandro Wagner, i cili realizoi dy gola të tjerë në fundjavë, do t’ia lërë vendin Robert Lewandowski-t, ndërsa James Rodriguez, i cili realizoi një gol të bukur me goditje dënimi në ndeshjen e fundit që bavarezët kanë luajtur në fushën e Leverkusen, duhet të jetë gjithashtu mes 11 titullarëve.

Shifra dhe Fakte

– Bayern Munich ka fituar 3-1 në Leverkusen, në ndeshjen e fundit që këto dy ekipe kanë luajtur në “Bay Arena”. Bavarezët kanë humbur vetëm një nga 12 takimet e fundit kundër Leverkusen (8 fitore, 3 barazime, 1 humbje).

– Bayern ka fituar brenda 90 minutave 12 nga 15 ndeshjet e fundit që ka luajtur në Kupën e Gjermanisë (12 fitore, 2 barazime, 1 humbje).
– Leverkusen e ka fituar vetëm një herë Kupën e Gjermanisë (1993), ndërsa Bayern mban rekordin me 18 trofe të fituar.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400