Liverpool në garë për yllin e Arsenalit

08:50 / E diell, 14 Janar 2018

 

Liverpool ka hyrë në garë për sulmuesin kilian të Aresenalit, Alexis Sanchez

Alexisa Sanchez do ta ketë shumë të vështirë për të vendosur për të ardhmen, me Manchester United, City dhe së fundmi Liverpool të interesuara për të.

Sipas Mirror, skuadra e Kloppit po përgatit një ofertë të mirë për të, pasi e sheh kilianin si zëvendësues të Philippe Coutinhos që kaloi në Barcelonë.

E ardhmja e lojtarit vazhdon të jetë e paqartë, pasi ka refuzuar të vazhdojë kontratën me Arsenalin që skadon në fund të këtij sezoni, por ende nuk ka përzgjedhur skuadrën e re.

Liverpool është e gatshme që të paguajë më shumë se dy skuadrat, pasi ka para nga shitja 160 milionë eurosh e brazilianit në Camp Nou

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400