Lojërat Olimpike Dimërore: Shtyhet gara e skiatores shqiptare

14:27 / E mërkure, 14 Shkurt 2018

 

Gara e slalomit për femra në Lojërat Olimpike Dimërore, ku do të garojë edhe skiatorja shqiptare Suela Mëhilli, u shty për ditën e premte.

Gara që ishte parashikuar të zhvillohej këtë të mërkurë do të niste me provat teknike, por erërat e forta bënë që organizatorët, për arsye sigurie për sportistët, të vendosin shtyrjen e saj me 2 ditë.

Ndërkaq, nuk ka ndryshim të datës së garës tjetër ku do të garojë Suela Mëhilli, slalomin gjigand. Ajo do të zhvillohet në datën e përcaktuar që në fillim, ditën e enjte në 15 shkurt. Ndërkohë që në 18 dhe 22 shkurt do të garojë edhe skiatori tjetër, Erjon Tola në slalomin gjigand dhe atë special.

Në këto dy disiplina do të garojë për herë të parë dhe një skiator kosovar, Albin Tahiri. /TCH/

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400