Majlinda Kelmendi sot feston ditëlindjen

09:34 / E mërkure, 09 Maj 2018

Kamionja evropiane, botërore e olimbike, Majlinda Kelmendi sot feston ditëlindjen.

Krenaria shqiptare ka mbushur plot 27 vite jetë, gjysmën e të cilave me plot sfida, sakrifica e fitore shkruan lajmi.net

Ishte trajneri i saj Driton Kuka ai i cili i ka qëndruar përkrah prej vitesh Majlindës, andaj nuk kanë pasur se si të mungojnë edhe fjalët që i ka shkruar me rastin e ditës kur ajo ka lindur.

”Majlinda sot feston ditëlindjen!Kampione Evropiane,Botërore e Olimpike e vetmja Shqiptare që ka arrit krejt titujt e mundshëm në Sport! Urime dhe shëndet të uroj dhe jam shumë krenar me ty! Ambasadorja më e fuqishme e Shtetit tonë të ri por ende pa Pasaportë Diplomatike por me respektin më të madh në zemrat e Shqiptarëve kudo që janë!”, ishte urimi i Kukës për Majlindën.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400