Man United i refuzon ofertat nga Milani dhe Atletico për yllin e skuadrës

08:24 / E martë, 28 Gusht 2018

Manchester Unitedi ka refuzuar oferta nga Milani dhe Atletico Madridi për Anthony Martialin, sipas RMC Sport.

Sulmuesi francez dëshiron të largohet nga “Old Trafford”, por klubi nuk e ka ndërmend ta shesë me gjithë pajtimin e Jose Mourinhos që ai të largohet, transmeton Express.

Mourinho deshi ta shesë Martialin për të mbledhur të holla për blerjen e një qendërmbrojtës të ri, por shefi ekzekutiv i klubit, Ed Woodward, si dhe shumë persona tjerë në klub e kanë vlerësuar potencialin e Martialit dhe duan që ai ta vazhdojë kontratën me Unitedin.

Wooward dhe co nuk duan ta lejojnë Mourinhon ta përsërisë atë që ai e kishte bërë me Mohamed Salahun dhe Kevin De Bruyne në Chelsea, të cilët ishin shitur nga ai si të rinj, por u rikthyen në Premierligë të klubet rivale ku po shkëlqejnë.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400