Manchester City e shpërblen Guardiolan pas triumfit në ligë

10:52 / E martë, 17 Prill 2018

Pep Guardiola është i gatshëm të nënshkruajë zgjatjen e kontratës me Manchester Cityn për edhe një vit, pasi në fund javë e fitoi titullin e kampionit në Premierligë.

Guardiola është afër të arrijë marrëveshje në bazë të së cilës ai do të qëndrojë në Mançester deri më 2020.

Guardiola ka kohë që ka qenë i hapur për ta zgjatur kontratën, në bazë të së cilës ai i fiton 17 milionë euro, por nuk kishte dashur të bisedonte për të derisa ta linte një shenjë të rëndësishme në klub.

Ai dhe lojtarët pritet të fitojnë bonuse pas triumfit në ligë.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400