Manchester City në bisedime me objektivin e madh të Barcelonës

01:42 / E diell, 14 Janar 2018

 

Klubet më të mëdha evropiane kanë monitoruar për së afërmi situatën mesfushorit të Nice, Jean-Michael Seri me PSG-në dhe Barcelonë të cilët e kanë shprehur haptazi interesimin.

Manchester City i është bashkuar garës për të marrë shërbimet e Serit, sipas disa raportimeve.

Raportohet se Pep Guardiola u’a ka dhënë dritën e gjelbër, reprezentuesve të Manchester Citit për t’u takuar me agjentin e lojtarit për të biseduar për një transferim në të ardhmen.

Klubet më të mëdha evropiane kanë monitoruar për së afërmi yllin e Nice, me Paris Saint-Germain, Barcelona dhe Liverpool të gjitha kanë shprehur interesimin.

Dhe ‘El Mundo Deportivo’ beson se liderët e Premier Ligës janë më afër që ta marrin atë.

Kontrata e Serit përfundon në verën e vitit 2019.

Vlera e tij është rreth 40 milionë euro.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400