Manchester City shumë pranë transferimit të Mahrezit

08:56 / E enjte, 24 Maj 2018

Manchester City është afër ta transferojë Riyad Mahrezin nga Leicester City, sipas Metro.

Kampioni i Premierligës do t’i paguajë plot 69 milionë euro për algjerianin, në një marrëveshje që pritet të finalizohet brenda dy javëve të ardhshme, transmeton Gazeta Express.

Pas transferimit të Mahrezit, City pritet t’i japë fund interesimit për yllin Eden Hazard.

Ndërsa talenti i Cityt, Patrick Roberts do t’i bashkohet Leicesterit në kuadër të marrëveshjes për Mahrezin.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400