Mandzukic: Luajtëm si luanë, kalimi në finale është një mrekulli

16:01 / E enjte, 12 Korrik 2018

 

Mario Mandzukic ka thënë se kualifikimi në finalen e Kupës së Botës ishte një mrekulli pasi Kroacia mposhti Anglinë 2-1 në gjysmëfinalen e së mërkurës mbrëma në stadiumin Luzhniki.

Kieran Trippier dhe Ivan Perisic shënuan në kohë të rregullt, përpara se sulmuesi Mandzukic të shënonte golin e fitores për t’i dërguar  kroatët në finalen e Botërorit.

Fitorja e vendos Kroacinë në finalen e së dielës kundër Francës dhe 32-vjeçari Mandzukic ka thënë se vendi i tij tregoi guxim të madh, ishin si luan dhe ashtu duhet të jenë edhe në finale.

 “Kjo është një mrekulli”, ka thënë fillimisht Mandzkuic pas ndeshjes.“Vetëm ekipe të shkëlqyera mund të jenë aq të guximshme dhe luftuese sa ne kundër një skuadre kundërshtareve si Anglia”.

Festa e kroatëve pas fitores ndaj Anglisë (Getty Images)

“Ne kemi luajtur me zëmër gjatë gjithë turneut”.

“Jam i kënaqur me performancën time në të gjitha ndeshjet. Jam këtu për ekipin, më pëlqejnë këto ndeshje”.

“Ishim nën presion ndaj Danimarkës dhe Rusisë, por të gjithë e patë atë që bëmë sot (mbrëmë)”.

“Ne ishim si luanë dhe ne do të jemi të njëjtë në finale. Ne duhet ta shijojmë finalen”, përfundoi sulmuesi kroat.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400