Marseille-Atleticon, formacionet zyrtare të finales së Europa Ligës

19:55 / E mërkure, 16 Maj 2018

 

Sonte zhvillohet finalja e Europa Ligës në mes të Marseille dhe Atletico Madrid

Janë publikuar formacionet zyrtare në mes të Marseille dhe Atletico Madrid.

Marseille përpos motivit për të fituar këtë trofe europian, i duhet një fitore që ta siguron një biletë për në Ligën e Kampionëve, pasi që këtë gjendje ende nuk e ka sqaruar në Ligën e Francës.

Momentalisht Marseille gjendet në vendin e katër dhe duhet java e fundit për të sqaruar se a do të kthehet në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm apo do të vazhdojë në Europa Ligë. Por me një fitore eventuale sonte ata do të ishin në fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.

Nga ana tjetër, Atletico Madrid e ka siguruar pjesëmarrjen e saj në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm dhe kërkon që ky sezon mos të kalojë pa ndonjë trofe.

Marseille:Atletico Madrid: Mandanda; Ocampos, Sanson, Payet, Sarr, Amavi, Luiz Gustavo, Rami, Thauvin, Germain, Zambo Anguissa

Banka rezervë: Pele, Sakai, Kamara, Rolando, Mitroglou, Njie, Lopez

Atletico Madrid: Oblak; Godin, Koke, Griezmann, Saul Niguez, Correa, Gabi, Vrsaljko, Diego Costa, Lucas, Gimenez,

Banka rezervë: Werner, Filipe Luis, Partey, Torres, Savic, Juanfran, Gameiro

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400