Martial: Lamtumirë Man Utd!

08:08 / E enjte, 14 Qershor 2018

 

Anthony Martial ka vendosur të largohet nga Manchester United, ka bërë të ditur menaxheri i tij, Philippe Lamboley.

Anthony Martial dëshiron të largohet nga Manchester United.

Menaxheri i tij, Philippe Lamboley ka bërë të ditur se sulmuesi francez dëshiron të gjejë një ekip të ri, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

“Kemi marrë një vendim të menduar mirë dhe e kemi njoftuar edhe klubin se dëshirojmë të largohemi edhe pse futbollisti ka dhënë maksimumin nga vetja dhe ka qenë i vlerësuar nga tifozët”, deklaroi Lamboley për “RMC Sport”,

“Sigurisht, fjala e fundit i takon Manchesterit dhe do ta respektojmë vendimin e tyre, por futbollisti dëshiron të largohet”, u shpreh ai.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400