“Messi është jashtëtokësor, por nesër do ta zbresim në tokë”

22:01 / E premte, 20 Prill 2018

 

Vicenzo Montella është përkujdesur ta ndezë finalen e Kupës së Mbretit që skuadra e tij e zhvillon nesër (e shtunë) ndaj Barcelonës, me një deklaratë për Lionel Messin.

Barcelona dhe Sevilla nesër nga ora 21:30 zhvillojnë finalen e Kupës së Mbretit në stadiumin e Atletico Madridit.

Trajneri i Sevillas, Vicenzo Montella, nuk ka hezituar ta cilësojë Lionel Messin një jashtëtokësor, por ka qenë i bindur se skuadra e tij do ta zbresë në tokë.

“Unë mendoj se është një jashtëtokësor, edhe pse nesër do të jetë në tokë. Kur ai ka topin, është e vështirë të ndalet. Gjëja më e rëndësishme është që mos të merr topa”, ka deklaruar Montella

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400