Monaco thotë se i mirëpret ofertat për yllin e skuadrës

16:01 / E hëne, 16 Prill 2018

Monaco do t’i konsiderojë të gjitha ofertat që i vijnë për yllin e skuadrës gjatë afatit kalimtar veror, raporton Telefoot.

Bëhet fjalë për Thomas Lemarin, përfaqësuesin e Francës, për të cilin shumë skuadra kanë shprehur interesim edhe në të kaluarën, transmeton gazeta Express.

Lemar ka qenë objektiv i Liverpoolit dhe Arsenalit në dy afatet e fundit kalimtare.

Në fakt, 22-vjeçari ishte subjekt i një oferte të momentit të fundit nga Arsenali në janar, por e cila u hodh poshtë nga Monaco.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400