“Mos u transferoni në Serbi”

22:13 / E mërkure, 04 Janar 2017

 

Mund të zgjidhni të luani kudo, por mos bëni gabim të shkoni në Serbi! Kjo është këshilla që vjen nga Shoqata e Lojtarëve Profesionistë të futbollit, e motivuar nga mosrespektimi i të drejtave të futbollistëve në vendin ballkanin.

Instuticioni në fjalë ka zbuluar se 68% e lojtarëve në serbi janë paguar me vonesë, ndërsa 90% të atyre që kanë ngritur zërin për këtë problem u është bërë presion që të largohen nga Serbia.

Kjo situatë sa vjen e rëndohet nga viti në vit, duke bërë që klubet të shkelin shumë nga të drejtat e lojtarëve.

Ndërkohë Federata serbe e futbollit ka larguar përfaqësuesit e lojtarëve nga organizimi i cili do të zgjidhte konfliktet mes futbollistëve dhe klubeve, duke emëruar në krye të këtij insticioni juridik dy persona me lidhje të ngushta me dy klubet kryesore në Serbi.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400