Moti i keq, lajm jo i mirë për tifozët e Premierligës

15:50 / E mërkure, 11 Janar 2017
Federata Angleze e Futbollit mund t’i shtyjë disa ndeshje të xhiros së ardhshme të Premierligës për shkak të motit të keq.
Temperaturat e ulta që kanë pushtuar të gjithë kontinentin europian ka shumë mundësi që të detyrojnë drejtuesit e Federatës Angleze të Futbollit që të pezullojnë disa nga ndeshjet e kësaj fundjave në futbollin e këtij vendi.

Lajmi bëhet i ditur nga tabloidi “The Sun”, sipas të cilit ditën e enjte dhe të premte, ishulli britanik pritet të shënojë temperatura deri në -10 gradë celcius, ndërkohë që do të ketë reshje bore dhe erëra të forta në disa zona.

Autoritetet britanike bënë të ditur se era e ftohtë dhe bora që do të bjerë në dy ditët e ardhshme ka shumë të ngjarë që të shkaktojnë probleme në transportin publik në vend.

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400