Mourinho: Nuk është fundi i botës, asgjë e re për Manchester United

10:51 / E mërkure, 14 Mars 2018


Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, kishte një mbrojtje të çuditshme në ekipin e tij, për fatkeqësinë e Ligës së Kampionëve, duke tërhequr vëmendjen në kohën kur të tijtë e shohin veten jashtë konkurrencës që në 1/8 finale.

Vendimi i çuditshëm për të aktivizuar Marouane Fellaini nga fillimi, çka ndodhte për vetëm herën e pestë të këtij sezoni dhe herën e parë që nga nëntori. Një dopietë e Wissam Ben Yedder bëri dallimin për miqtë, me golin e fundit të Romelu Lukaku si një ngushëllim të vogël për “djajtë e kuq”, pas një shfaqjeje të keqe. Por, Jose Mourinho preferoi të shikojë prapa, në humbjet e mëparshme të Manchester United në duart e tij, në vend se të qëndrojë në këtë dështim të fundit.

“Nuk është fundi i botës. Ulem në këtë karrige dy herë në Ligën e Kampionëve dhe eliminohem me Manchester United në shtëpi, në “Old Trafford”, – tha portugezi për gazetarët. – Jam ulur në këtë karrige me Porto-Manchester United jashtë, po në këtë karrige me Real Madridi-Manchester United jashtë… Kështu që, unë nuk mendoj se kjo është diçka e re për klubin. Sigurisht, duke qenë trajner i Manchester United dhe duke humbur një deshje e kualifikim të Ligës së Kampionëve në shtëpi, është një zhgënjim, padyshim”.

Mourinho shtoi për “BT Sports”: “Mendoj se goli i parë do të ishte gjithmonë i rëndësishëm, jo ​​vetëm për shkak të rezultatit të parë të ndeshjes, por edhe për profilin e lojës. Ne u përpoqëm të ishim agresivë dhe intensivë që nga minuta e parë. Nuk shënuam dhe Sevilla e mbajti në mënyrë progresive topin, e kontrolloi mirë lojën. Ne patëm shanse të mira për të shënuar, por pësuam një gol dhe që nga ai moment gjithçka u bë shumë më emocionuese. Goli i dytë e bëri të pamundur. Kishim periudha të mira, nuk kemi pasur kontroll të madh në lojë, por nuk mund të them se ka ndonjë gabim te lojtarët e mi. Ky është futbolli, kemi humbur, por nesër është një ditë tjetër dhe e shtuna mbart një tjetër ndeshje. Jam i kënaqur që lojtarët nuk e fshehin trishtimin e tyre, por nuk kemi kohë për dramë”.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400