Mourinho ‘shpërthen’ kundër Manchester United

23:12 / E diell, 29 Korrik 2018

Jose Mourinho ka reaguar ashpër ndaj Manchester United për mos transferimin e lojtarëve të kërkuar nga portugezi.

Manchester United pësoi debakël në ‘International Champions Cup’ nga Liverpooli me rezultat 4:1, ku njërin nga golat për ‘The Reds’ e shënoi Xherdan Shaqiri.

Mourinho pas ndeshjes, u shpreh i qetësuar me situatën në skuadrën e tij, ku thotë se iu ka dhënë drejtuesve pesë emra të lojtarëve për t’u transferuar, dhe asnjëri prej tyre nuk ka mbërritur në ‘Old Trafford’ deri më sot.

“Unë do të doja t’i kem edhe dy lojtarë në skuadër, ndoshta nuk do t’i kam dy, ndoshta do ta kemi një më shumë, është e mundur… I kam dhënë klubit një listë me pesë emra që do të doja t’i kem, dhe deri sot nuk ka ardhur asnjëri”, ka deklaruar Mourinho.

“Dhe nëse nuk kemi më transferime, ne do të vazhdojmë të luftojmë, të punojmë dhe besojmë në atë që kemi”

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2019 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400