Napoli ofertë zyrtare për Darmian

18:47 / E diell, 29 Korrik 2018

Juventusi dhe Interi besohej se i prinin garës për të nënshkruar me italianin Matteo Darmian, por Aurelio De Laurentiis ka thënë se ata tashmë kanë një ofertë për mbrojtësin anësor

 

Napoli ka bërë një ofertë për mbrojtësin anësor te Manchester United, Matteo Darmian, ka thënë presidenti Aurelio De Laurentiis.

Pasi që trajneri Jose Mourinho pranoi që mbrojtësi dëshiron që të largohet, Darmian ka konfirmuar edhe vet se ai dëshiron një fillim të ri dhe paraqitje të rregullta me ekipin e tij.

“Është e vërtetë që ne kemi kërkuar Darmianin në huazim me të drejtë blerje”, ka De Laurentiis për Radio Kiss Kiss Napoli.

Që kurse kalojë nga Torino më 2015 në Manchester, Darmian ka pasur 85 paraqitje për “Djajtë e kuq” por është paraqitur vetëm tetë herë për skuadrën e Jose Mourinhos sezonin e kaluar.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2019 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400