“Ndonjëherë gabojmë, njerëz jemi”

00:16 / E martë, 17 Prill 2018

 

Polemikat ndaj deklaratave që lëshoi pas ndeshjes me Realin e Madridit nuk kanë pushuar ende dhe Gianluigi Buffon duket se po tërhiqet.

“Vendimet që marrim tregojnë se çfarë njerëzish jemi, me të mirat e të këqijat tona. Ndonjëherë e teprojmë, ndonjëherë gabojmë. Por, kjo do të thotë të jetosh.

Pas ndeshjes me Realin kam bërë shumë shëtitje për të medituar”, u shpreh kapiteni i Juventusit, i cili u ndëshkua me karton të kuq në Bernabeu pas reagimit të ashpër kur arbitri akordoi 11-metërsh në minutën e fundit të takimit çerekfinal të Champions League.

Pavarësisht zhurmës që bënë deklaratat e tij të ashpra (“Në vend të zemrës, arbitri ka një kazan plehrash”), Buffon ecën me kokën lart.

“Ishte një javë që më dhuroi emocione të forta, të bukura, adrenalinë… Për këtë jetoj”, tha Buffon.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400