Nedved zbulon se çfarë ka bërë Ronaldo pas ardhjes në Juventus

09:22 / E martë, 14 Gusht 2018


Pavel Nedved ka lavdëruar blerjen e Cristiano Ronaldos.

Nënkryetari i Juventusit, Pavel Nedved ka lavdëruar blerjen e Cristiano Ronaldos.

Ai ka thënë se ardhja e sulmuesit portugez nga Real Madrid ka shtuar rritjen e ekipit kampion nga Serie A.

“Hapi i Juventusit drejt klubeve më të mëdha në Evropë është konfirmuar tutje”, deklaroi Nedved për “Juventus TV”, përcjell “lajmi.net”.

“Fakti se kemi arritur transferimin e Ronaldos në Juventus është diçka e jashtëzakonshme”, u shpreh ai.

“Do të na japë më shumë për të ardhmen, si dhe për të gjithë futbollin italian”, theksoi Nedved.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400