Nëna e Ronaldos tregon pse i biri i saj s’u kthye në Manchester United

22:38 / E martë, 17 Korrik 2018

Nëna e Cristiano Ronaldos u ka bërë jehonë komenteve të të birit sa i përket oferta që ka marrë në verë, me Manchester Unitedin që nuk kishte bërë asnjë përpjekje për ta risjellë portugezin në “Old Trafford”.

Ronaldo e kompletoi transferimin tronditës për 100 milionë euro në Juventus, pasi kishte vendosur t’i japë fund qëndrimit nëntëvjeçar në Real Madrid, transmeton Gazeta Express.

Kur spekulimet për largimin e tij në verë nisen të dalin në sipërfaqe, pritej që klube si Paris Saint-Germain dhe ish-klubi Manchester United do të udhëhiqnin në garë për 33-vjeçarin.

Në atë kohë, Maria Dolores Aveiro tha për SRF Sport se do të preferonte që Ronaldo të rikthehej në Angli.

Ajo, megjithatë, e ka pranuar se një kthim emocional në Angli asnjëherë nuk ka qenë i mundur, me pesë herë fituesin e Topit të Artë që e ka marrë vendimin më të mirë në dispozicion me duke e zgjedhur Italinë për një fillim të ri.

“Kthimi në Manchester nuk ka qenë i mundur, por do ta përkrahim atë”, ka thënë Aveiro për gazetarët pas prezantimit të Ronaldos si lojtar i Juventusit.

“Kjo është një etapë e re në jetën e tij dhe besoj se ai është i lumtur, siç jemi ne e gjitha familja”, shtoi ajo.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400