Nëse largohet nga Stoke City, ky mund të jetë klubi i ri i Shaqirit

11:42 / E enjte, 10 Maj 2018

Mesfushori i Stoke Cityt, Xherdan Shaqiri kërkohet nga Everton.

Xherdan Shaqiri ka filluar të zgjojë interesim nga klube të ndryshme, pas rënies së Stoke Cityt nga Premierliga.

Mediat angleze raportojnë se mesfushori kosovar kërkohet nga Everton.

“Tofees” besojnë se mund ta bindin Stoke Cityn ta shesë Shaqirin, gjatë afatit kalimtar të verës, përcjell “lajmi.net”.

Shaqiri ka pranuar se dëshiron të luajë në një ekip me synime më të mëdha.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400