Neymar kërkon trajner të ri, këta janë emrat për stolin e PSG’së

01:56 / E mërkure, 15 Nëntor 2017

 

Edhe pse rezultatet e ekipit janë të mira, situata brenda ekipit të PSG’së nuk është aspak e mirë. Neymar, ylli i transferuar për 222 milionë euro, nuk ka marrëdhënie të mirë me trajnerin Unai Emery dhe ka kërkuar nga drejtuesit e klubit që ai të shkarkohet.

Sipas mediave franceze, Neymar ka propozuar te shefi i tij, Nasser al-Khelaifi, që trajner i ri në PSG të jetë njëri nga Antonio Conte, Jose Mourinho ose Diego Simeone.

Sa i përket emrit të parë, italiani ka qenë pranë largimit nga Chelsea dhe thuhet që nuk do të vazhdojë te Chelsea pas këtij sezoni, kurse trajneri i United, Mourinho, raportohet se tashmë ka pasur kontakte me PSG dhe kjo lëvizje është e mundur.

Ndërkaq, Diego Simeone vlerësohet si opsioni më i vështirë, pasi ai është pranë arritjes së një marrëveshje të re me Atleticon.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400