“Neymar do të mposht Ronaldon dhe Messin”

09:10 / E martë, 10 Janar 2017

 

Ish kapiteni i Brazilit, Cafu pret që Neymar të mposht Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin dhe të bëhet lojtari më i mirë në botë.

Ylli i Real Madrid, Ronaldo u emërua si Lojtari më i mirë nga FIFA, në një ceremoni të hënën, duke mundur shokët finalistë Messin dhe Antoine Griezmann.

Neymar, 24 vjeç, është më i ri se dy lojtarët më të mirë në botë dhe Cafu, dy herë fitues i Kupës së Botës mendon se ajo është një çështje kohe para se ai të bëhet më i mirë se ata.

“Neymar nuk është larg prej tyre”, tha ai.

Megjithatë, 46-vjeçari tregohet i qartë, duke thënë se kapiteni Portugalisë kishte qëndrueshmëri më të madhe në vitin 2016.

“Kjo është një dilemë e shumë viteve. Cristiano Ronaldo dhe Messi janë dy që qëndrojnë jashtë kësaj bote,” tha ai.

“Këtë vit, përsëri, do janë Cristiano Ronaldo dhe Messi. Mendoj se Cristiano Ronaldo ka një avantazh, sepse ai kishte një vazhdimësi gjatë gjithë vitit.”

“Unë jam i sigurt se në vitet e ardhshme Neymar do të bëhet lojtari më i mirë në botë”, përfundoi ish-mbrojtësi i Milanit.

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400