Neymar te Reali? Trajneri i PSG-së jep këtë përgjigje

10:26 / E mërkure, 14 Shkurt 2018

Trajneri i Paris Saint-Germain, Unai Emery është befasuar nga pyetja nëse Neymar në të ardhshmen do të transferohet te Reali i Madridit.

Gjatë konferencës për mediat para ndeshjes së Championsit, tekniku spanjoll dha një përgjigje diplomatike duke theksuar se nuk ka asnjë informacion për ndonjë shkëmbim të mundshëm ndërmjet Neymarit dhe Ronaldos, shkruan “Goal.com”, raporton SYRI.net.

“Neymar te Reali? Epo, kjo mund të jetë një pyetje e vështirë për të marrë një përgjigje në varësi të asaj çfarë ti do ose si dua të përgjigjem unë.  Jam i kënaqur që kam Neymarin, kaq mund të them…”, tha fillimisht ai.

Gjithashtu Emery foli edhe për ndeshjen e vështirë në Champions kundër kampionëve në fuqi të Europës.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400