Me një gol fantastik, Celina siguron fitoren e Ipswichit (Video)

18:51 / E shtunë, 13 Janar 2018

 

Ipswich Town ka regjistruar fitore prej 1-0 si nikoqir i Leeds United.

Skuadra që bën gara në Championship arkëtoi pikë të plotë fala futbollistit shqiptar, Bersant Celina.

(Foto: Twitter/IpswichTownFC)

Futbollisti që e përfaqëson Kosovën e gjeti golin në minutën e 67-të të takimit dhe ky gol mjaftoi për fitoren e ekipit të tij.

Ishte një gol fantastik i Celinës, i cili e pranoi topin, krijoi hapësirë dhe goditja e tij nga largësia ishte e pandalshme.

Vlen të theksohet se Leeds nga minuta e 37-të luajti me një lojtar më pak, duke qenë se Eunan O’Kane u përjashtua me karton të kuq.

(Foto: Getty Images)

Celina luan te Ipswichi nga fillimi i këtij sezoni në formë huazimi një vjeçar.

21-vjeçari është në pronësi të Manchester Cityt, ndërsa është dërguar në ekipe të ndryshme për të fituar përvojë.

Në sezonin 2016/2017, ai ka luajtur në Eredivisie te skuadra e Twentes.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400