Një herë kampionë bote, pastaj… në politikë

00:31 / E mërkure, 24 Janar 2018

 

Athonu Joshua ka paralajmëruar se mund të pasojë ish kampioni Vitali Klitschko, duke iu futur politikës pasi të pensionohet nga boksi, transmeton GazetaMetro.net

Anglezi synon të i shtojë titujve që mban aktualisht edhe titullin e versionit WBO për peshat e rënda, kur të përballet më 31 mars me Joseph Parkerin.

Boksieri 28 vjeç bëri të ditur synimin për ti hyrë politikës, gjë të cilën tashmë e ka bërë edhe ish kampioni Manny Pacquiao.

“Jam i interesuar dhe kam mësuar shumë nga boksi në kuptim të çështjeve të rëndësishme në botë, çfarë është me rëndësi për mua është se dhe çfarë është me rëndësi për pakicën, sepse kjo është prej nga vi unë”, ka thënë Joshua.

“Unë kam mendimet e mia por duhet kujtuar se unë kam sakrifikuar edukimin për të ndjekur karrierën në sport”.

“Andaj çfarë do të them unë nuk do të jenë fakte të kryera, dhe pikëpamja e ime nuk do të jetë nga aspekti i të edukuarit por do të jetë nga pikëpamja e realitetit, një pikëpamje realiste”, ka theksuar Joshua.

“Kjo sepse unë nuk kam shkuar në shkollë, nuk jam edukuar, dhe kam qenë rrugëve me njerëz për çdo ditë që kur isha i ri. Andaj, jam i interesuar, por nuk them që mund të udhëheq shtetin, por mendoj se mund të them fjalën time”.

“Mund të kontribuoj dhe mendoj se njerëzit e rinj në këtë vend duhet të kenë më shumë ndikim në atë që ndodh këtu. Mendoj se vendi po lëviz me shpejtësi aq të madhe sa, që disa njerëz më në moshë që ka kohë që janë në pushtet kanë nevojë për mendjen kreative të njerëzve të rinj, për të ndikuar në atë se çfarë po ndodh në botë dhe çështjet botërore, besoj në këtë”, ka përfunduar Joshua.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400