Nuk është vetëm Pjanic, Barcelona dhe Man City kërkojnë edhe një përforcim tjetër nga Juventus

15:55 / E shtunë, 21 Korrik 2018

 

Barcelona dhe Manchester City kërkojnë një përforcim nga Juventus.

Te Juventusi po diskutohet e ardhmja e Miralem Pjaniç për të cilin ka oferta konkrete, por drejtuesit duhet të bëjnë kujdes edhe për Rodrigo Bentancur.

Mesfushori i ri uruguaian ka një kontratë të gjatë me kampionët e Italisë por është interesimi nga Man. City e Barcelona që shqetëson jo pak drejtuesit, sepse për ta 21-vjeçari ka të ardhme të gjatë në Torino.

Drejtuesit presin ofertat konkrete për të bërë vlerësimet për të ardhmen e lojtarit, por dëshira e tyre është që Bentancur të vazhdojë me bardhezinjtë dhe ndoshta kontrata e tij të rishikohet me një rritje të konsiderueshme të pagës.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400