Orsolini drejt Juves

17:50 / E mërkure, 11 Janar 2017

 

Mediat raportojnë se Juventusi do ta kompletojë marrëveshjen për transferimin e Riccardo Orsolinit nga Ascoli.

Zonja e Vjetër duhet të paguajë rreth 4.5 milionë euro, ndërsa në marrëveshje do të përfshihen edhe lojtarë.

Anësori është lidhur me një kalim te Milani, mirëpo në javët e fundit Bianconerët janë bërë destinacioni më i mundshëm.

SportMediaset raporton se marrëveshja është pranë kompletimit, ndërsa përveç parave do të ketë edhe shkëmbim të një apo dy lojtarëve.

19-vjeçari konsiderohet si një prej talentëve më shpresëdhënës në futbollin italian për pozitën ku luan.

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400