Owen: Sanchez gaboi rënd që zgjodhi Unitedin, ju tregoj pse

00:47 / E martë, 23 Janar 2018

 

Ish sulmuesi i Manchester Unitedit, Michael Owen, ka thënë se vendimi i Alexis Sanchez për të zgjedhur ekipin e Jose Mourinhos para Manchester City është i gabuar, transmeton GazetaMetro.net

Këtë ai e parashikon në bazë të stilit të lojës që e aplikon Jose Mourinho, për dallim me Pep Guardiolan që aplikon taktikë më sulmuese.

“Nuk jam i bindur me Jose’n dhe mënyrën ngecjen e lojtarëve sulmues në urdhrat e tij. Nëse e shikon rrugëtimin e Pep Guardiolas, disa prej lojtarëve si Sterling janë përmirësuar, e ndjen që ata shkëlqejnë në udhëheqjen e tij”, tha Oëwen.

“Shikoni të gjithë talentet e sulmit që kishte Jose Mourinho ndër vite, mendoj se shumë pak prej tyre u bënë vërtetë lojtarë të nivelit botëror. Më shumë ka ndodhur e kundërta”, është shprehur ai.

Si Shembull, Owen e merr rastin e Anthony Martial, futbollist që ka dështuar të përmbushë pritshmëritë nën drejtimin e Jose Mourinhos.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400