Ozil, i uritur për trofe: Ishte e lehtë të rinovoja me Arsenalin

11:18 / E mërkure, 14 Mars 2018


Mesut Ozil pretendon se ishte e lehtë për t’i thënë “po” zgjatjes së kontratës me Arsenalin. Spekulimet intensive lidhur me të ardhmen e gjermanit ndërkombëtar mbetën në “Emirates” gjatë gjysmës së parë të sezonit 2017-2018, me një marrëveshje të skaduar, që ofronte arsye për shqetësim.

Ozil ishte, megjithatë, gati që t’ia nënshtronte të ardhmen e tij Arsenalit në shkurt, me një kontratë të re afatgjatë, që siguroi se ai nuk do të largohet në të njëjtën mënyrë si Alexis Sanchez. Fituesi i Kupës së Botës këmbëngul se kurrë nuk e ka konsideruar largimin për diku tjetër, me 29-vjeçarin që ka objektiva të papërfunduar në “Emirates”, pas tre triumfeve të “FA Cup”, deri më tani.

“Ndihem me të vërtetë mirë. Jam shumë i lumtur të rinovoj këtu, për një klub të tillë të madh si Arsenali. Gjithmonë i kam thënë klubit se jam i lumtur këtu dhe tani kam nënshkruar kontratën e re. Jam vërtet i lumtur. Bashkëshortja dhe familja ime më kanë mbështetur gjithmonë. Unë kam shumë objektiva për t’i përmbushur këtu me ekipin, dua t’i arrij ato dhe jam vërtet i lumtur. E dua qytetin. Para se të nënshkroja kontratën e re, fola me familjen time se cili çfarë ishte vendimi më i mirë për mua. Në fund të ditës, ishte shumë e lehtë të thosha “po” për Arsenalin. Unë jam këtu prej shumë vitesh dhe shpresoj se do të fitoj disa tituj me ekipin. Personalisht, e besoj këtë”, – u shpreh Ozil.

Ozil u bashkua me Arsenalin nga Real Madridi për një shifër rekord të mëparshme të klubit, prej 42.5 milionë £në verën e vitit 2013. Ai ka vazhduar të bëjë 189 paraqitje për klubin londinez, duke shënuar 37 gola dhe siguruar një rrjedhë të qëndrueshme të asistimeve. Arsene Wenger do të shpresojë për një tjetër kontribut kyç nga lojtari i tij të enjten, kur “topçinjtë” do të luajnë ndeshjen e kthimit të Ligës së Europës me Milanin, në Londër. Arsenali e fitoi sfidën e parë në “San Siro”, me rezultatin 2-0.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400