Pastore: Për këtë arsye erdha te Roma!

10:56 / E hëne, 30 Korrik 2018

Pastore do trofe me Romën.

Transferimi i ri i Romës, Javier Pastore, ka folur para fillimit të edicionit të ri.

Argjentinasi deklaroi që ka ardhur te Roma vetëm për një arsye – fitimin e trofeve, përcjellë “Lajmi.net”.

“Personalisht dua të fitoj gjithçka. Vij nga një ekip që gjatë këtyre viteve ka fituar shumë tituj dhe dua të fitojë edhe këtu”, deklaroi Pastore.

“Do të ishte e mrekullueshme të shkonim në finalen e Kupës së Italisë dhe të ishim deri në fund në garë për titullin në Serie A. Champions League? Duhet të shohim se me cilat skuadra do të ndeshemi në grup. Objektivi ynë është të fitojmë. Luhet për këtë, jo për të marrë pjesë”.

Totti e ka përcaktuar si “top player”: “Shpresoj të jem në lartësinë e fjalëve të tij, tani që po mësoj detyrat e Di Francesco”.

“Taktikisht duhet të jem në gjendje të ndihmoj ekipi edhe në fazën mbrojtëse. Edhe te PSG e kam bërë disa herë këtë rol që po më kërkohet këtu. Rëndësi ka të fitojë Roma”, shtoi ai.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2019 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400