Peja fiton ndaj Trepçës me rezultat 20-0

22:17 / E mërkure, 11 Janar 2017

Derbi kosovar në Sigal Uniqa Ligën Ballkanike (BILB) në kuadër të Grupit B ndërmjet Trepçës dhe Pejës në palestrën “Minatori” të Mitrovicës është ndërprerë. Dhe si rezultat i kësaj fitorja u ka takuar mysafirëve me rezultat 20:0.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur të mërkurën mbrëma, pak çaste pas ndërprerjes së ndeshjes, Liga Ballkanike në faqen e saj zyrtare.

“Kur kishin mbetur edhe 5 minuta e 33 sekonda deri në përfundim të çerekut të tretë pranë rezultatit 54:47 në dobi të Pejës, tifozët vendas filluan të hedhin gjësende në fushë, ku një nga gjyqtarët e takimit dhe një lojtar i ekipit kundërshtarë janë goditur. Në këtë pikë gjyqtarët kanë vendosur të zbrazin palestrën, por pasi që tifozët refuzuan të largohen pas një pritjeje të gjatë, ndeshja është ndërprerë. Pas kësaj drejtori sportiv i Ligës Ballkanike, Shay Shtriks së bashku me kryetarin e FBK-së, Erolld Belegu, dhe komisionerin kanë marr vendim që ndeshja duhet të ndërpritet dhe se nuk mund të vazhdoj. Kjo do të thotë se fitorja i takon Pejës me rezultat 20:0, kurse në të njëjtën kohë nuk do të ketë pikë për Trepçën. Pas ndërprerjes së ndeshjes, policia e Mitrovicës, i ka asistuar gjyqtarët e ndeshjes dhe skuadrën e Pejës që të largohen të sigurt nga qyteti. BIBL do të ndërmerr edhe veprime dhe vendime të tjera, gjithnjë duke u bazuar në rregulloret e saj, por pas dorëzimit të raporteve zyrtare nga ana e zyrtarëve të takimit”, thuhet në njoftimin e Ligës Ballkanike.

Megjithatë përkundër se BIBL në informatën e saj ka shkruar se drejtori sportiv i saj, Shay Shtriks së bashku me kryetarin e FBK-së, Erolld Belegu, si dhe komisionerin kanë marr vendim që ndeshja duhet të ndërpritet dhe se nuk mund të vazhdoj, sipas numrit një të FBK-së nuk ka qenë kështu, pasi që sipas tij vendimi për ndërprerjen e ndeshjes e drejtë është e gjyqtarit dhe e askujt tjetër në parket. Ai ka shtuar se ka marr pjesë në konsultime me të gjitha palët e përfshira, por assesi nuk ka ndikuar dhe nuk ka marr vendim që ndeshja të ndërpritet apo të ndodh e kundërta.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400