Për Wenger futbolli është jeta: Ja çfarë planifikon të bëj pas pensionimit si trajner

23:19 / E martë, 14 Nëntor 2017

 

Trajneri i Arsenalit, Arsen Wenger, ka bërë të ditur se nuk planifikon të largohet nga futbolli sa të jetë gjallë.

Ai ka pranuar se një ditë do të heq dorë nga detyra e trajnerit, por jo edhe nga angazhimi në futboll.

Ndoshta të drejtojë një kombëtare në Botërorin 2022?

“Nuk kam vendosur ende, është fakt që jeta ime është e lidhur me futbollin. Në çfarë pozite do të varet nga gjendja fizike. Por deri në fund të jetës sime do të jem në futboll”, ka thënë Wenger.

“Nuk e di se në çfarë roli, si drejtor apo si menaxher. Aq gjatë sa të jetë e mundur do të jem menaxher, por një ditë kjo do të përfundojë. Por, natyrisht që do të mbetem në futboll”, u shpreh francezi.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400