Përfaqësuesja e Kosovës zhvendoset të hënën në Gjakovë për përgatitje intensive për dy ndeshjet kualifikuese

11:14 / E enjte, 14 Qershor 2018

 

 

Përfaqësuesja A e Kosovës prej të hënës së ardhshme do të zhvendoset në Gjakovë për të vazhduar me përgatitjet intensive për dy ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës “Kina 2019”, kundër Hungarisë, respektivisht Polonisë.

Basketbollistët tanë do të qëndrojnë në Gjakovë prej 18 deri më 23 qershor, për tu kthyer më pas sërish në Prishtinë, ku do të vazhdojnë me përgatitjet e fundit para dueleve ndaj hungarezëve dhe polakëve.

Në Gjakovë do të stërvitet nga dy herë në ditë, prej orës 10:00 deri në 12:00 dhe 18:00 deri në 20:00

Ndërkaq sa i përket përgatitjeve që aktualisht po zhvillohen në Prishtinë, ku e gjithë skuadra është në grumbullim të përbashkët, sot stërvitjeve iu është bashkuar edhe përzgjedhësi Brad Greenberg, ndërsa në ditët e ardhshme pritet që në kryeqytet të zbarkoj edhe basketbollisti Erjon Kastrati.

Shtabit teknik kësaj radhe iu është bashkuar edhe një trajner turk, Ugur Vural, i cili po përkujdeset për formën kondicionale të lojtarëve.

Kosova më 28 qershor do të përballet me Hungarinë, kurse më 1 korrik do të ballafaqohet me Poloninë.

Të dyja ndeshjet Përfaqësuesja jonë do t’i luaj me fillim nga ora 20:30 në palestrën e vogël të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Në Grupin C bëjnë gara Lituania, Kosova, Hungaria dhe Polonia. Prej secilit grup do të jenë tri skuadra që do të vazhdojnë garat në raundin e radhës.

Kosova në Dritaren e Parë u pati mposhtur në shtëpi të vet nga Lituania, kurse në udhëtim nga Hungaria, kurse në Dritaren e Dytë është mundur si mysafire nga Polonia dhe Lituania dhe aktualisht zë vendin e katërt të Grupit C.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400