Përforcimi i ri i Manchester United vjen nga Barcelona

22:46 / E shtunë, 28 Korrik 2018

Manchester United ka pasur një kontakt me Barcelonën në lidhje me blerjen e mbrojtësit të kombëtares së Kolumbisë, Yerry Mina, sipas asaj që bën të ditur gazetari Tancredi Palmeri.

Palmeri, i cili punon për “BeIN Sports”, gjatë një statusi në “Twitter”, që tifozët e Manchester United do të kenë kënaqësi ta shohin.

“Don Balon” ka shkruar se Barcelona ka kërkuar 25 milionë euro për futbollistin që la një përshtypje shumë të mirë në “Rusi 2018”, ku shënoi tre gola dhe e ndihmoi skuadrën e tij të futet mes 16 më të mirave.

Gjithsesi, paraqitjet e tij me Barcelonën në sezonin e kaluar nuk ishte në lartësinë e duhur dhe tifozët katalanas asnjëherë nuk panë aftësitë e mbrojtësit të ardhur nga Palmerias, që nuk ka një vend në formacionin e Ernesto Valverde.

Në të njëjtën kohë, Manchester United dhe trajneri Jose Mourinho kanë një nevojë të domosdoshme për një qendërmbrojtës.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2019 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400