Përjashtohet Valon Behrami, ja reagimet e zviceranëve

21:12 / E martë, 07 Gusht 2018

Përjashtimi i Valon Behrami është lajmi i ditës në median zvicerane, e cila në përgjithësi ka rezultuar kritike në drejtim të Federatës Zvicerane dhe trajnerit Petkovic për mënyrën sesi administruan situatën me Behramin.

“Federata Zvicerane e humbi kontrollin”, thekson Noje Zyrher Xaitung. “Ajo dhe trajneri treguan mungesë respekti ndaj një futbollisti që ka dhënë shumë për skuadrën”.

“Re të zeza kanë rënë mbi kombëtaren”, shkruante “Argauer Xaitung”.

Ndërsa “Tages Anxaiger” shkruan se largimi i Behramit nga kombëtarja është vetëm zhurma e fundit e ngritur rreth skuadrës. Situata do të mbetet e nderë pasi çështja e lojtarëve me 2 pasaporta është ende shumë e hapur. Ndërsa “Tagblat” publikon një letër të hapur drejtuar valon Behramit ku e falenderon për kontributin e madh që ai ka dhënë, ndërkohë që shfaqi edhe befasinë për mënyrën sesi e menaxhoi këtë situatë Federata Zvicerane e futbollit për ta mbyllur letrën me frazën: Do ta ndjejmë mungesën tënde.

Një mesazh lamtumire nga kombëtarja zvicerane, Valon Behrami mori edhe nga Granit Xhaka. “Valon, ajo që mund të them është shumë Faleminderit. Je një ikonë e vërtetë e kombëtares zvicerane. Krijuam kujtime në fushë, u bëmë miq përjetë”, shkruante Granit Xhaka në Instagram.

Mesazhe të shumtë Valon Behrami ka marrë edhe nga tifozë të shumtë zviceranë, një pjesë e mirë e të cilëve nuk i kursyen kritikat ndaj Petkovic, sic është rasti i përdorueses së Tëitterit Miss Fairysdust, e cila shkruante: “Ky ishte një gabim i madh z.Petkovic. Valon, do ta ndjejmë shumë mungesën tënde. Faleminderit për atë çfarë bëre për vendin tonë.

Nati-Fans zum Behrami-Rauswurf

🇨🇭⚽️ Nati-Coach Vladimir Petkovic schliesst am Montag Valon Behrami von der Nationalmannschaft aus. Die Nati-Fans sind vor allem mit der Kommunikation des SFV nicht einverstanden.

Publiée par Blick Sport sur Mardi 7 août 2018

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400