Përveç Buffonit edhe tre futbollistë tjerë pensionohen nga Italia

08:43 / E martë, 14 Nëntor 2017

 

Mungesa e kualifikimit në Rusi 2018 ka sjellë ndryshimin e pashmangshëm në drejtimin e Italisë.

Pritet zyrtarizimi që është thjesht çështje detajesh, por mediat italiane e kanë bërë fakt të kryer largimin nga drejtimi të trajnerit Gian Piero Ventura.

Përveç trajnerit 69-vjeçar, nga “Azzurët” do të largohen edhe katër futbollistë.

Bëhet fjalë për Gianluigi Buffon, Daniele De Rossi, Chiellini dhe Barzagli.

Madje për pensionimin e këtyre futbollistëve ka folur kapiteni italian, Buffon.

Kujtojmë se Italia u eliminua nga playoffit i Kupës së Botës, duke u mposhtur nga Suedia.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400