Policia e Shtetit “nxirret” jashtë stadiumeve, siguria garantohet nga privatët

16:12 / E martë, 14 Gusht 2018

Përfaqësuesit e klubeve të Kategorisë Superiore ishin në një mbledhje në ambientet e Federatës Shqiptare, ku u diskutuan çështje të organizimit të ndeshjeve dhe mbarëvajtjes së garës.

Të pranishëm ishin edhe Sekretari i FSHF-së, Ilir Shulku dhe zëvendës presidenti i FSHF-së, Edvin Libohova, ndërsa u mor një vendim shumë i rëndësishëm.

Kështu që nga ndeshja e hapëse e të premtes në Korçë, mes Skënderbeut dhe Partizanit, por edhe të gjitha takimet në vijim, në ambientet e stadiumit nuk do të jenë të pranishme forcat e Policisë së Shtetit.

Klubet pritëse do të jenë të detyruara të kontaktojnë polici private, për të garantuar mbarëvajtjen e ndeshjeve, brenda ambienteve të stadiumit.

Sa i përket Policisë së Shtetit, kjo e fundit do të jetë e pranishme vetëm në ambientet jashtë stadiumit, për të shmangur përplasjet mes tifozërive dhe për të qenë gati për të ndërhyrë në raste emergjente.

Gjithashtu, sekretari i FSHF-së, Shulku kërkoi që klubet të marrin masat për të pajisur me kamera sigurie ambientet e brendshme të stadiumeve, ndërsa tha se duhen marrë masat, që aty të mos qarkullojë asnjë person i paautorizuar dhe pa bexhen identifikuese në qafë. /SS/

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400