Presidenti i FIFA-s uron Dritën për titullin

18:42 / E mërkure, 23 Maj 2018

 

Presidenti i shtëpisë më të madhe të futbollit në botë, FIFA, Gianni Infantino i ka dërguar letër presidentit të FFK-së, Fadil Vokrri dhe ka uruar skuadrën e Dritës, me rastin e shpalljes kampion i Kosovës për sezonin 2017/18

Klubi nga Anamorava të dielën e kaluar fitoi titullin e dytë në histori, pasi e mbylli në pozitën e parë në Vala Superligën e Kosovës.Për këtë ka reaguar edhe FIFA, me president Infantinon , shkruan IndeksOnline.

“Drita është kampion i Kosovës për sezonin 2017/18. Urime për Dritën që fituan titullin e dytë në ligë. Ky titull është rezultat i përfshirjes të të gjithëve dhe urimet e mia shkojnë për, lojtarët, trajnerin, administratën, stafin teknik, mjekët dhe tifozët për këtë arritje të madhe. Në emër të të gjithë komunitetit të futbollit, unë dua që ta falënderoj Dritën dhe Federatën tuaj për ndihëm që po i bëni futbollit dhe mesazhit pozitiv. Unë mbetën në dispozicionin tuaj dhe dua që të shihemi shumë shpejtë”, shkruhet në letrën e dërguar nga Infantino.

Për 33 xhiro, Drita fitoi 18 herë, 13 barazime dhe 2 humbje, duke grumbulluar 67 pikë, tri më shumë se pozita e dytë Prishtina.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400