Presidenti i La Ligës zbulon arsyen e çuditshme të transferimit të Ronaldos në Juventus

09:49 / E premte, 20 Korrik 2018

 

Presidenti i La Ligës, Javier Tebas ka shpjeguar sipas tij arsyet e largimit të Cristiano Ronaldos nga Real Madrid.

 

Ai beson se sulmuesi portugez vendosi të transferohet në futbollin italian te skuadra e Juventusit për shkak të taksave më të ulta.

“Faktori i taksës ka ndikuar shumë. Në Spanjë, për ligjin Beckham paguante 50 për qind në taks, në Itali paguante 100 mijë euro, çfarë do të kishit bërë ju?”, deklaroi Tebas për “AS”, përcjell “lajmi.net”.

“Nëse unë paguaj 50 për qind në Spanjë dhe 20 në Itali, ku shkoj? Ronaldo ka zgjedhur një shtet më sfidues nga aspekti fiskal”, u shpreh Tebas.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400