Prezantohet makina e parë e F1 për vitin 2018

20:47 / E mërkure, 14 Shkurt 2018

 

Team Haas është e skuadra e parë që prezantohet për vitin 2018. Amerikanët kanë përshpejtuar zbulimin e njëvendëshes për sezonin e ri, të cilën e kanë quajtur VF-18 dhe është zhvillim i modelit VF-17, me të cilën garuan në fundin e sezonit të shkuar.
Kjo është e para njëvendëshe e erës ‘Halo’(sistemi mbrojtës për pilotët) dhe do të jetë e para që do të testohet në Barcelonë.

“Janë bërë shumë kërkime veçanërisht në anën aerodinamike dhe projektuesit kanë modeluar një telajo që të jetë në gjendje që të suportojë ngarkesat e mëdha aerodinamike”, deklaroi shefi i skuadrës Günther Steiner, shkruan Top Channel.

“Në të vërtetë pesha e përgjithshme e makinës është rritut pas vendosjes së sistemit të sigurisë Halo. Por kjo është e përbashkët për të gjitha skuadrat”, tha më tej Steiner.

Makina në dizajn ka ruajtur të njëjtat ngjyra me gri, të kuqe dhe të zezë, më shumë e ngjashme me atë të vitit 2016. Sa i përket pilotëve konfirmohet francezi Grossjean dhe danezi Magnussen.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400