Problem për Cavaliers, 2:0 për Boston Celtics

10:10 / E mërkure, 16 Maj 2018

Boston Celtics ka fituar edhe ndeshjen e dytë ndaj Cleveland Cavaliers.

 LeBron James e tha fjalën e tij, por Cleveland Cavaliers u dorëzuan sërish para Boston Celtics në “TD Garden”. I mahnitshëm 31-vjeçari me “triple double”: 42 pikë, 12 asite dhe 12 rikuperime, por magjia e “Mbretit” James sërish nuk mjaftoi para skuadrës më të titulluar në historinë e NBA. Celtics triumfuan 107–94 edhe ndeshjen e dytë të serisë finale në Konferencën e Lindjes dhe tashmë shkojnë më moralin e duhur në dy përballjet e radhës që do të zhvillohen në  “Quicken Loans Arena” të Clevelandit.

Cavaliers imponuan ritmin e tyre gatë pjesës së parë, sidomos në periodën e dytë, duke krijuar një diferencë prej 11 pikësh, me tabelën elektronike që tregonte shifrat 44-55. James bënte detyrën për miqtë, por Bostoni, edhe pa Irving, arriti të ringrihej gradualisht falë forcës së grupit dhe ndihmesës së padiskutueshme që dhanë lojtarët e stolit, duke marrë avantazhin në fund të periodës së tretë, për të fituar në fund me 13 pikë epërs, transmeton “SS”.

Brown (23), Rozier (18), Horford (15), Marc Morris (12), Smart (11) e Tatum (11), janë plot 6 basketbollistë të Celtics që shënuan mbi 10 pikë, ndërsa në radhët e Cavs James nuk u ndihmua sa duhet nga shokët e skuadrës, me Kevin Love që shtoi 23 pikë, ndërsa Korver vetëm 11 pikë.

Finalistët e sezonit të kaluar do të kenë nevojë ndoshta për një forcë të mbinatyrshme për të përbysur avantazhin e dyfishtë të serisë të Celtics, por me jashtëtokësorin James në organikë, e pamundura nuk ekziston.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400