Rakitic deklarohet pas humbjes së Kroacisë në finale nga Franca

22:49 / E diell, 15 Korrik 2018

Ivan Rakitic ka folur pas humbjes së Kroacisë në finale të Kupës së Botës.

Kombëtarja e Kroacisë pati një kampanjë të suksesshme duke arritur deri në finale në Rusi, por u mund 4:2 nga Franca.

Ylli i Barcelonës pas ndeshjes, ka thënë se Franca e ka merituar Kupën e Botës.

“Ne ishim ekip më i mirë në pjesën e parë, ishim sulmues, por sonte nuk e kishim fatin”, ka deklaruar Rakitic.

“Ata shënuan katër gola nga tre goditje në portë, Më duhet të përgëzoj Francën, e merituan titullin e botës”.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400