Ramos: “Messi dhe të tjerët i kanë bërë presion gjyqtarit në tunel, nuk e di nëse e kanë kapur kamerat”

08:15 / E hëne, 07 Maj 2018

Ramos është i irrituar për mënyrën se si rrjedhi El Clasico, e cila përfundoi 2-2 dhe me shumë polemika.

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, ka bërë të ditur se në tunel lojtarët e Barcelonës i kanë bërë presion gjyqtarit kryesor, Alejandro Hernandez, i cili më pas në pjesën e dytë lejoi një gol të parregullt të vendasve, teksa AS shkruan se nuk referoi edhe një penallti në favor të mysafirëve.

“Messi dhe të tjerët I kanë bërë presion gjyqtarit në tunel. Nuk e di nëse e kanë kapur kamerat, nuk e di nëse në pjesën e dytë ai do të kishte referuar në një tjetër mënyrë – i kanë thënë gjithçka”, tha Ramos i irrituar pas ndeshjes.

“Në futboll gjithçka duhet t’i lësh në fushë, për sa kohë që nuk do t’ju lëndojë. Duhet të keni këtë respekt”, shtoi mes tjerash Ramos.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400