Real Madrid befason tifozët me përforcimin e ri

11:54 / E enjte, 10 Maj 2018

Real Madrid ka identifikuar një përforcim të ri.

Real Madrid pritet të bëjë ndryshime në mesin e fushës për sezonin e ardhshëm me Ceballos dhe Kovaçiç drejt largimit teksa pasuesi i tyre mund të jetë një kolumbian.

Emisarët e klubit kanë mbetur të kënaqur nga vëzhgimi i Mateus Uribe që luan me Club America në Meksikë dhe pritet të jetë në Botërorin e Rusisë me Kolumbinë, transmeton “SS”.

Me një ofertë prej 20 milionë euro operacioni do të mbyllet me sukses madje palët mund të arrijnë akordin përpara Botërorit pasi vlera e lojtarit mund të rritet më shumë në varësi të paraqitjeve me Kolumbinë.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400